Më shumë se 60 migrantë janë kapur sot duke kaluar kanalin e La Manchit që lidh Francën me Britaninë e Madhe.

Në katër anije të vogla u zbuluan 49 migrantë, të cilët u dërguan në Britaninë e Madhe. Autoritetet në Londër deklaruan se migrantët ishin nga Irani, Iraku dhe Afganistani. Zyrtarët francezë shpëtuan 14 migrantë në dy anije të tjera dhe i dërguan ata në Francë.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Londrës, që nga muaji janar, më shumë se 1 800 persona janë përpjekur të kalojnë kanalin e La Manch-it me anije.

Shumë kontrabandistë kanë pohuar se kalimi i kanalit të La Manchit nuk do të jetë më i mundur pasi Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Europian. Kalimi i kanalit të La Manchit është i paligjshëm dhe tepër i rrezikshëm.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb