Kryeministri britanik Rishi Sunak dha detaje për çështjet e tij tatimore.

Përmbledhja tregon se të ardhurat e tij arritën në më shumë se 1.9 milion £ në vitin financiar 2021-22 duke paguar taksa prej 432,493 £.

Të ardhurat e tij përfshijnë 1.6 milion £ në fitime kapitale nga një fond investimi me bazë në SHBA dhe gati 330,000 £ nga interesat e kursimeve dhe dividentët.

Ai gjithashtu rendit pagën e tij nga roli i tij si deputet dhe kryeministër si 156,163 £.

Udhëheqësi konservator është zotuar për herë të parë të publikojë deklaratat e tij tatimore në verën e vitit 2022.

Megjithatë, javët e fundit ai është përballur me kritika për vonesën në publikimin e detajeve.

Vitin e kaluar, Sunak u bë politikani i parë i vijës së parë, që u shfaq në Listën e të Pasurve të Sunday Times së bashku me gruan e tij, Aksatha Murthy, me një vlerë neto prej 730 milion £.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: