Kryeministri britanik, Boris Johnson ka njoftuar një ”Lock-Down” kombëtar në Angli teksa varianti i ri i COVID-19 ka rritur ndjeshëm shifrat.

Johnson ka deklaruar se tashmë të gjithë britanikët në Angli duhet të rrinë nëpër shtëpi dhe të dalin vetëm për nevoja jetike, të veçanta apo të punojnë jashtë vetëm nëse nuk punojnë dot në shtëpi.

Po ashtu edhe shkollat mbyllen në nivel kombëtar në Angli deri në mes të shkurtit, teksa Johnson paralajmëron se përhapja e variantit të ri të COVID-19 është vërtet alarmante dhe frustruese.

Nga ana tjetër Johnson paralajmëron se javët në vijim do jenë më të vështirat, por shprehet optimist pasi me vaksinën tashmë po i vjen fundi pandemisë.

“Por me të vërtetë besoj se po hyjmë në fazën e fundit të luftës, sepse me çdo goditje që na futet në krahë, ne jemi duke anuar shanset kundër Covid në favor të popullit britanik. Falë mrekullisë së shkencës, jo vetëm fund i dukshëm, por ne e dimë saktësisht se si do të arrijmë atje.”- tha Johnson.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb