Pas fitores me përmbysje kundër Lazio, Paolo Maldini beson gjithnjë e më shumë se Milani i tij mund të fitojë titullin në Serie A: “Nuk mund ta kalojmë sikur të ishte një objektiv banal. Në 20 vitet e fundit, Milan ka fituar vetëm dy herë titullin, do të ishte diçka e jashtëzakonshme nëse e fitojmë.

Kur je përballë një rasti të tillë duhet ti shkosh deri në fund. Nëse gjërat më pas nuk shkojnë si duhet, ti e di që ke bërë maksimumin.

Maldini
Maldini

Jam shumë krenuar për skuadrën, stafin dhe për atë që po na japin tifozët. Nëse jemi këtu do të thotë se e kemi merituar, tani duhet të shohim më lart”, u shpreh Maldini për Milan Tv.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: