Britney Spears dhe motra e saj Jamie Lynn janë përplasur në një mosmarrëveshje publike për një intervistë të fundit televizive dhe marrëdhënien e kaluar të çiftit. Këngëtarja akuzoi motrën e saj më të vogël se e përdori intervistën të mërkurën për të promovuar librin e saj të ri “mbi kurrizin saj”.

Britney tha se Jamie Lynn “nuk i është dashur kurrë të punojë për asgjë” dhe familjes “i pëlqen që ta rrëzojë dhe ta lëndojë”. Jamie Lynn tha se deklaratat e Britney nuk ishin “të vërteta” dhe ajo ishte i kishte qëndruar gjithmonë pranë të motrës në momentet e saj më të vështira.

30-vjeçarja tha gjithashtu se duhej t’u shpjegonte fëmijëve të saj “përse familja jonë vazhdon të marrë kërcënime me vdekje, si rezultat i postimeve të paqarta dhe akuzuese të tezes së tyre, veçanërisht kur e dimë se ajo mund të thoshte të vërtetën”.

Britney ka kritikuar vazhdimisht familjen e saj për mënyrën se si ajo trajtohej gjatë kujdestarisë 13-vjeçare, kur financat dhe stili i saj i jetesës kontrolloheshin nga babai Jamie. Marrëveshja u përfundua nga një gjykatë në nëntor.

Motra e Britney-t dha një intervistë për Good Morning America të ABC-së në fillim të kësaj jave për të promovuar librin e saj me kujtime “Things I Should Have Said”.

Libri thuhet se detajon historinë e saj të jetës, duke përfshirë aksidentin pothuajse fatal të vajzës së saj të vogël në 2017, marrëdhënien e saj me Britney dhe rolin që ajo luajti në kujdestarinë kontroverse të këngëtares.

Gjatë intervistës, Jamie Lynn e përshkroi veten si “mbështetësja më e madhe e motrës vet” dhe tha se “ndërmori hapa për të ndihmuar” në përfundimin e kujdestarisë. Por, sipas ABC, ajo gjithashtu e përshkruan sjelljen e Britney-t në të kaluarën në libër si “të çrregullt”, “paranojake” dhe “spirale”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb