“Sony Music Entertainment” ka shokuar botën sot kur në mëngjes njoftoi përmes Twitterit se këngëtarja Britney Spears ka ndërruar jetë.

“Britney Spears ka vdekur në aksident. Do iu tregojmë më shumë së shpejti. U prehsh në paqe Britney”, shkruhej në postimin e parë në Twitter, ndërsa më vonë ishte shkruar “Britney Spears ka ndërruar jetë në aksident! Ju njoftojmë së shpejti për të rejat”.
Sony per Britneyt
Megjithatë, pak minuta më vonë kompania reagoi duke thënë se llogaria e saj në Twitter ishte sulmuar nga hakerët. Grupi “OurMine” mori përgjegjësinë, për postimet, të cilat Sony i ka fshirë.

Grupi i hakerëve shpeshherë sivjet ka thyer llogari të njohura, duke përfshirë “Marvel”, “Netflix” e edhe atë të Bob Dylanit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: