I shumëpritur prej kohësh rikthimi i Britney Spears në skenën e Mtv Video Music Awards, nuk i ka kënaqur pritshmëritë e fansave të saj.
Përveç performancës e cila nuk mund të krahasohej me ato të Beyonce apo Rihanna, edhe me pamjen këngëtarja duket se s’ka qenë në lartësinë e duhur.

Veshja e saj me nje body të verdhë, në skenën e një prej eventeve më të rëndësishme muzikore të vitit, ka ngjallur humor tek spektatorët, të cilët e kanë krahasuar atë me kostumin e veshur nga i famshmi Borat, protagonist i filmit komedi të interpretuar nga Sasha Baron Cohen.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: