SHBA

Britney Spears deklaroi dje se ajo që tregon dokumentari “Controlling Britney Spears” për jetën e saj, nuk është e vërtetë. Por sipas “Page Six”, këngëtarja 39-vjeçare nuk sqaroi se cilat pjesë të dokumentarit ishin gënjeshtra.

“Është vërtet çmenduri… Unë pashë pak dokumentarin e fundit dhe e urrej t’ju informoj, por shumë nga ato që dëgjuat nuk janë të vërteta!!!“, shkroi ajo në mbishkrimin e një videoje të publikuar në llogarinë e saj në Instagram.

Postimi i këngëtares vjen disa orë pasi avokati i saj, Mathew Rosengart, i tha Gjykatës Superiore në Los Anxhelos se përgjimi i Britney-t nga babai i saj, Jamie Spears, për 13 vite, ishte “tmerruese”.

Avokati i Britney tha: “Përgjimi ose monitorimi i komunikimeve të Britney, veçanërisht komunikimet e shenjta avokat-klient, përfaqëson një shkelje të turpshme dhe tronditëse të të drejtave të saj për privatësi dhe liri civile.”

Jamie, 69 vjeç, paraqiti një peticion në fillim të këtij muaji për t’i dhënë fund kujdestarisë. Gjyqtari që kryeson çështjen pritet të miratojë ose refuzojë përfundimin gjatë seancës së ardhshme më 29 shtator.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb