Një lajm i bujshëm vjen nga Italia! Armando Broja mund të veshë fanellën e Milanit në muajin janar. Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoËeb”, kampionët në fuqi të Italisë po vlerësojnë mundësinë e largimit të yllit të tyre, Rafael Leaos me një shifër prej 120 milionë euro.

Ndërkohë sipas medias italiane thuhet se janë dy oferta që priten të vijnë në drejtim të Milanit, teksa janë nga dy gjigantët britanikë, Chelsea dhe Manchester City.

Blutë e Londrës janë të gatshëm që të përfshijnë në këtë tratativë, një mes tre emrave, Armando Broja, që kartoni i tij varion te 30 milionë euro, Pulisic dhe Zyech.

Të tre futbollistët pëlqehen nga drejtuesit e kampionëve të Italisë, por më shumë sulmuesi i Kombëtares shqiptare, duke parë lajmet e fundit që e lidhin me një transferim të mundshëm në Itali.

Nga ana tjetër, sheikët e Manchester Cityt do ta bënin për vete Leaon me një pagë stratosferike, 10 milionë euro neto në sezon. Nuk dihet ende se çfarë pritet të ndodhë në janar, muaj që përkon me hapjen e dritares së transferimeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb