Coronavirusi jo gjithmonë ndan, nganjëherë ndodh e kundërta. Kështu ka ndodhur për Bruce Willies dhe Demi Moore, të divorcuar prej 20 vitesh, por që kanë vendosur të kalojnë karantinën së bashku, brenda shtëpisë së bashku me tre fëmijët e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo që ka zbuluar këtë detaj është pikërisht vajza e tyre 26-vjeçare Tallulah, me një postim në Instagram, i pari i shumë të tjerëve zbavitës, ku shfaqet e gjithë familja përfshirë edhe qenin e tyre, të veshur me uniformë të burgosuri me viza të bardhe dhe jeshile. Ne foto edhe motra e madhe e Tallulah, Scout dhe i dashuri i saj Dillon Buss.

Të divorcuar në vitin 2000 pas 12 viteve martesë, Bruce dhe Demi kanë mbetur gjithmonë miq shumë të mirë dhe kanë vazhduar të takohen edhe për të mirën e fëmijëve. Dhe jo vetëm. Të dy kanë marrë pjesë në dasmat e secilit. Kur Demi u martuar në 2005 me Ashton Kutcher Bruce ishte aty, ashtu edhe në rastin kur Bruce u martua me Emma Hemig në 2009, Demi nuk mungoi.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb