Bashkimi Europian mbështet kandidaturën e nigerianes Ngozi Okonjo-Iweala në garën mes dy personave për postin më të lartë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), deklaroi sot një eurodiplomat.

Dy gra mbeten shpresa e fundit pasi 164 vendet anëtare e ngushtuan kohët e fundit numrin e kandidatëve nga pesë në dy.

Në garë është, gjithashtu, ministrja e Tregtisë së Koresë së Jugut, Yoo Myung Hee.

Kushdo që mbetet në fund do të bëhet gruaja e parë që drejton organin tregtar, në historinë e tij 25-vjeçare.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb