Vendet dhe zyrtarët e BE-së të zhgënjyer nga vetoja e Polonisë dhe Hungarisë, për një vendim kryesor të nevojshëm për të kaluar paketën e rimëkëmbjes ekonomike të Bllokut prej 1,8 trilionë eurosh, vazhduan përpjekjet për t’i nxitur ato të ndryshojnë mendim, por pa sukses.

“Qytetarët tanë, në të gjitha vendet anëtare, presin mbështetjen tonë. Nuk ka justifikime për vonesa të mëtejshme”, tha ministri i Shtetit për Europën, Michael Roth, duke theksuar rëndësinë e zhbllokimit të buxhetit afatgjatë prej 1,1 trilionë eurosh dhe 750 miliardët e fondit stimulues në kohë.

BE është përgatitur për një recesion me përmasa historike këtë vit për shkak të COVID-19 dhe masave të bllokimit.

Por Hungaria dhe Polonia refuzuan dje mbështetjen e tyre për një vendim kryesor mbi mënyrën e financimit të planit të përbashkët të shpenzimeve të BE-së 2021-2027, për shkak të një mosmarrëveshjeve të veçanta mbi atë, që ata e shohin si ndërhyrje në punët e tyre të brendshme të Shtetit të së Drejtës nga zyrtarët e BE-së dhe 25 shtetet e tjera anëtare.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb