Aventura e Xhixhi Bufonit te Paris Sën Zhërmeni ka zgjatur vetëm një sezon. Portieri italian dhe klubi parizien janë ndarë mes tyre pasi gardiani nuk ka pranuar të rinovojë kontratën. Një vendim i marrë pas një takimi në zyrat qëndrore të PSG. Një lamtumirë Francës, por që nuk do të thotë se Xhixhi e ka mbyllur me futbollin.
“Klubi më propozoi rinovimin e kontratës, por nuk e ndjeva ta pranoj, i shtyrë nga dëshira për të provuar aventura të tjera dhe sfida profesionale. 12 muaj më parë erdha plot entuziasëm, i mirëpritur nga tifozët. Më keni prekur shumë, ju falënderoj me gjithë zemër,” shkruan Bufon, që duket se ka në tavolinë dy oferta të tjera.
(Balkanweb)