Një film me kartona ka sjellë reagime të prindërve pasi sipas tyre skenat në përrallë janë të ngjashme me ekzekutimet e ISIS.
Një fetë buke e thekur që i pret kokën një veze të zierë, është konsideruar nga prindërit si dhunë ekstreme. Po kështu janë konsideruar të dhunshme dhe kur qëllohet një luleshtrydhe apo dhe një kokërr rrushi që hidhet në erë.
“Fëmijët mund të mendojnë se prerja e një koke është tepër normale”, shprehet një prind lidhur me filmin.
Filmi është prodhuar në vitin 2012 dhe BBC shprehet se nuk ka në mend të tërheqë transmetimin për shkak të këtyre ankesave.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb