SHBA

Fotografi legjendar, ikonë e modës, Mario Testino ka përjetësuar përmes aparatit të tij bukurine shqiptare të arbëreshëve të Italisë.

Pak kohë më parë fotografi i njohur me origjinë peruane, imazhet e të cilit janë publikuar në kopertinat e revistës Vogue, Elle, Vanity Fair etj, vizitoi Horen e Arbëreshëve për të parë nga afër kulturën e shqiptarëve të larguar nga atdheu i tyre shekuj më parë.

Në profilin e tij të ndjekur nga miliona njerëz në rrjetin social Instagram, Testino ka publikuar foton e parë të shkrepur atje.

Ndër të tjera fotografi ikonë e modës shkruan “Elegance, gruaja Arbëreshe. Vitin e kaluar pata mundësinë që të fotografoj popullin Arbëresh me prejardhje shqiptare që mbërriti në Sicili disa shekuj më parë duke u bërë pjesë e Italisë, por duke mos i harruar kurrë traditat dhe lidhjet e tyre me vendin e të parëve.

Takimi me ata ishte një eksperiencë e mahnitshme dhe më kujtoi mua si një Peruan se të largohesh nga vendlindja nuk do të thotë të humbasësh atë që ti je”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb