Nesër Kukësi do të sfidojë Slavia Sofien e Bullgarisë në një ndeshje të hapur në ”Air Albania Stadium” të vlefshme për kualifikueset e Europa League.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në këtë ndeshje, trajneri Skënder Gega do të debutojë për herë të parë me Kukësin dhe shpreson që ta nisë me këmbë të mbarë.
”është e vërtetë është ndeshja e parë në bankinën e Kukësit. E kam pritur me entuziazëm. Jam optimist se kam marrë një ekip me kualitet. Shpresoj ta filloj me këmbë të mbarë. ”- tha Gega.

Sa i përket sfidës, Gega thotë se ajo do të jetë e hapur dhe e luftuar por sipas tij Kukësi është përgatitur të mbyllë llogaritë brenda 90 minutave.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

”Është normale që kur punon dhe beson te objektivat, pavarësisht se kemi përballë një ekip të fortë. Nesër do luajmë për fat në fushën tonë, do kemi përkrahjen. Do jetë ndeshje e hapur dhe e luftuar. Përsosshmëria nuk ka limite, e rëndësishmja të marrim 100% të grupit. Kanë ardhur nga një kampionat shumë i mirë, pavarësisht se nuk arritën objektivat. Ekipi është shumë i mirë. Patjetër, në stërvitje apo ndeshje të vetme janë marrë masat. Jemi përgatitur për të mbyllur gjërat para 90 minutave. ”- shtoi trajneri.

Më tej ai analizon dy ekipet duke thënë se tek Kukësi i ka të gjithë lojtarët gati, kurse për Slavia Sofien shton se janë ekip i mirë, mbrohen dhe luajnë në grup dhe minutat e para të ndeshjes do jetë e vështirë për t’u gjetur hapësira.

”Kemi punuar me gjithë grupin e lojtarëve, nuk e kemi ndarë në dysh ekipin. E rëndësishme që gjithë ekipi është në dispozicion. Lojtarët besoj që do të jenë 100% në formë fizike, do jetë ndihmë për ekipin. Kemi besim. Ata kanë armë të fortë që mbrohen dhe luajnë në grup. Do jetë pak e vështirë të krijojmë hapësira që në fillim. Ne kemi punuar. Disa gjëra s’janë të parashikuara. Nuk është sfidë e lehtë, s’mund të nënvlerësojmë kundërshtarët. ”- deklaron Gega.

FK Kukësi vjen si nënkampion i Superligës edicionin e kaluar, kurse kundërshtarët e Slavia Sofies ishin vendi i 3-të në Bullgari. Pas eleminimit të Tiranës në Champions League, tashmë janë zyrtarisht 4 ekipe shqiptare në Europa League. Nesër luajnë gjithashtu Laçi në transfertën azere kurse sfidën më të vështirë e ka Teuta në Durrës me Beitar Jeruzalem.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb