Parlamenti i Bullgarisë miratoi sot dorëheqjen e kryeministrit, Boiko Borisov.
Borisov dha dorëheqjen pasi javën e shkuar, pasi Partia Socialiste shënoi fitore në zgjedhjet presidenciale, ndërsa partia e tij humbi.

Edhe pse zgjedhjet presidenciale nuk janë të lidhura me ekzekutivit, Boiko Borisov njoftoi se jep dorëheqje për shkak se partia e tij nuk ka mbështetje të mjaftueshme popullore.

Parlamenti sot miratoi dorëheqjen e tij me 218 pro dhe asnjë kundër.
Borisov, partia e të cilit ka triumfuar në të gjitha zgjedhjet nacionale gjatë dekadës së fundit, u tha ligjvënësve se votimi për President i dha një sinjal të qartë se shoqëria dëshiron një ndryshim.

Ai tha se do të sigurojë një tranzicion të qetë dhe do të qëndrojnë në detyrë deri në formimin e qeverisë së re.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: