Bullgaria me të gjitha gjasat do i vendosë veton Maqedonisë së Veriut për të çelur negociatat përfundimisht me uljen në Konferencën e Parë Ndërqeveritare në BE.

Ministrja e jashtme, Ekaterina Zaharieva në Berlin ka qartësuar se Bullgaria nuk është ende në gjendje të aprovojmë kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut.

Më tej ajo sqaron se vendi i saj s’mund të bëjë kompromise që të çojnë në fushata anti-bullgare.

‘’Ne ende nuk jemi në gjendje të aprovojmë kornizën negociuese për Maqedoninë. Ne kemi vullnet të mirë, por nuk mund të bëjmë kompromise që do të vazhdojnë të çojnë drejt fushatave anti-bullgare. Ky është qëndrimi i Qeverisë Bullgare’’, tha Zaharieva.

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut njihen për konfliktet që kanë me njëra-tjetrën prej vitesh. Vendet shkruan një traktat miqësie në 2017 por që shpesh ka pasur akuza nga palët se nuk është respektuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb