GJERMANI

Bundesliga ka dhuruar rezultate surprizuese këtë javë. Bayerni i Mynihut që mban vendin e parë bindshëm, ka shtyrë festën e titullit duke humbur ndaj modestëve të Mainz që janë në luftë për mbijetesën.

Nga ana tjetër Leipzig ka nesër shansin të përfitojë nga ndalesa e bavarezëve, në rast se fitojë nesër në shtëpi ndaj Stuttgart.

Frankfurti gjithashtu ka humbur ndaj Bayer Leverkusen me rezultatin 3-1, ndërkohë që Dortmund ka mposhtur në një sfidë të drejtpërdrejtë për zonën Champions, Woflsburg.

Verdhëzinjtë me fitoren në transfertë 0-2 kanë arritur të afrohen shumë pranë zonës Champions. Vendin e tretë Dortmund e kanë vetëm 2 pikë larg, kurse të katërtin vetëm 1 pikë.

Gara për këtë zonë në Bundesligë është e hapur për Dortmund, Wolfsburg dhe Frankfurtin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb