Borussia Dortmund ka dhënë sinjale që në start se do të konkurrojë bindshëm Bayernin e Mynihut për titullin e Bundesligës.

Verdhezinjtë shpartalluan 5-2 Eintrachtin e Frankfurtit në ‘Signa Liduna Park’ teksa dy gola i shënoi vetëm Haaland. Shumë shpresohet nga norvegjezi i cili me shumë mund u arrit që të jetë edhe këtë sezon tek Dortmundi.

Nga ana tjetër edhe Sttutgart ka marrë një fitore bindëse 5-1 ndaj të sapongjiturve në Bundesligë, Greuther Furth.

Hoffenhaim po ashtu ka surprizuar me fitoren 0-4 në transfertë ndaj Augsburg. Në ndeshjet e tjera Wolfsburg arriti një fitore minimale 1-0 ndaj Bochum i cili luajti që nga minuta e 4′ me 10 lojtarë.

Dy sfidat e tjera Arminia Bielefeld-Freiburg dhe Union Berlin-Bayer Leverkusen përfunduan në barazim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb