Burime për ‘News24’ dhe ‘BalklanWeb’ bëjnë me dije se 15 personel mjekësor rezultojnë të prekur me koronavirus. Gazetari Erjon Skëndaj bën me dije se nga 20 testime që janë kryer prej ku 13 mjeke e infermierë në repartin e sëmundjeve interne kanë rezultuar pozitiv si dhe 2 personel ne shërbime te tjera në QSUT.

Burime për ‘News24’ e ‘BalkanWeb’ thonë se numri i të infektuarve është edhe më i madh pasi ka edhe të prekur edhe në mesin e pacientëve të shtruar. Shkak i përhapjes së virusit është bërë një prej infermiereve që ka rezultuar e infektuar më herët dhe prej dy ditësh ndodhet e shtruar në spitalin COVID 1. Të njëjtat burime bëjnë me dije se në 24 orët e fundit kanë mbërritur në infektiv 7 urgjenca mjekësore me një stad mesatar të rëndesës së sëmundjes.

Në total, numri i të infektuarve në Shqipëri ka shkuar në 1029, ndërkohë që 33 persona kanë ndërruar jetë. Kujtojmë se ditën e djeshme, u konfirmuan 25 raste të reja, 24 në Tiranë dhe 1 në Durrës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: