Sulltan Kosen nga Turqia, njeriu më i gjatë në botë, takoi në Irvine, Kaliforni, Jyoti Amge nga India, e cila aktualisht është gruaja më e shkurtër në botë.

Kosen është 2.51 metra, ndërsa Amge është 62.8 centimetra e gjatë.

Të dy bënë një foto kujtimi pas mëngjesit.

Kosen, i cili vjen nga provinca Mardin juglindore e Turqisë, dhe Amge do të udhëtojnë në Los Anxhelos për të marrë pjesë në një ngjarje të organizuar me ftesë të një producenti amerikan, i cili gjithashtu do të regjistrojë takimin e tyre.

Të dy u takuan për herë të parë në kryeqytetin e Egjiptit Kajro në vitin 2018 me ftesë të Ministrisë egjiptiane të Kulturës dhe Turizmit dhe vizituan Piramidat e Gizës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb