TIRANE-Me një qetësi që gati të habit pasi ato çka nxjerr nga goja mund të kenë lënduar shumë zemra, Batin Duka ka treguar në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ historinë e jetës së tij.

Burri nga Delvina, emigrant në Greqi, ka treguar se si arriti që të dashurën e tij, me të cilin kishte dhe miqësi familjare, ta ulte bashkë me gruan, që të flisnin për të ardhmen e fëmijës që erdhi nga kjo lidhje. Madje ai rrëfen se e dashura ia kishte pranuar në sy gruas së tij marrëdhënien jashtëmartesore që kishte me burrin e kësaj të fundit, shkruan “BalkanWeb”.

“Unë kam shumë video dhe foto me të. Nga momenti që lindi djali dhe kur e merr vesh burri, unë dilja me djalin. Në momentin që e mëson nusja, më kap një video gruaja që unë i thoja; të keqen babai. Nusja më kërkon që të bisedojmë. E kuptova se donte të më thoshte diçka. I thash do të pyes për diçka. Më thotë; çfarë është Kristjani për ty? I thash që siç i dua vajzën, i dua dhe djalin. Më pas i tregova të vërtetën. Ajo dyshonte. Testin e ADN ma kërkoi bashkëshortja. Unë isha i sigurt. Gruaja kërkon takim me zonjën tjetër. Iu lë takim. Ajo ia pranoi nuses se kishim pasur një lidhje. Por i thotë se çfarë do lloj që të ndodh, djali është i burrit. Ajo e ndau me mua lajmin. Madje më tha që më bli testin në farmaci. E kuptova që në moment të parë.

Mos të fshihemi pas gishtit. Në takimin e parë me doktorin shkoi me mua, se burri kishte punë. Doktori i thotë; jeni 6 javë e 4 ditë. Unë i thash që në moment; takohemi pas 9 muajsh dhe e kemi djalë. Kur shkoi në shtëpi e pyeti burri; çfarë tha doktori? Jam shtatzënë – iu pergjigj ajo. Zonja lindi 20 ditë para, se kjo punonte me forcë. Pasi donte që të lindte në datën kur mendonte burri. Unë isha i sigurt se ishte fëmija im 1000 përqind. Zonja nuk donte që ta pranonte. Ishim tek ai vendimi që; çdokush në familjen e vet. Unë i kisha dhënë një premtim që; fëmijën do ta mbash ti, por do ta shoh dhe unë. E kam parë për herë të fundit në 2 dhjetor të 2016-ës. I mbaj mend të gjitha ditët. Ajo në fund, se di pse e bënte, i hidhte aromën e saj djalit. E dinte ajo që unë e ndjeja aromën e saj që nga Vlora në Tiranë. Në një moment më merr dhe më thotë; thuaj burrit tim se djali është i yti. Unë i thash që, pse ta kap unë gjarprin. Thuaja ti. Vëllai i saj e kapi historinë.

U zu me motrën. Kur erdhi në Athinë ajo, u zura me të. I dola në krah të vëllait të saj. Kam dhe unë motrat e mia. Ai kishte të drejtë. S’kishte pse të priste dy vjet që të vepronte ashtu si ka vepruar me mua. Kur i bëra një pyetje burrit të saj para dy muajsh, e takova dhe e pyeta se pse u larguan në Itali. Ai më tha; njëri nga ne do vritej. Unë i thash dy baballarë janë tepër. Ai më kërcënon dhe gruan. Shkova në polici dhe tregova historinë. Duke shkuar në polici, ai më nis padinë e parë. Më pas ai e heq dhe djalin nga foto e profilit në ‘Facebook’. Nga shkurti ata ikën me avion drejt Italisë. Djali u lidhshume me mua Kur qante djali zonja më merrte mua në telefon, dhe ai pushonte. Më tha psikologia; që të njeh që në shtatzëni ndaj. Ia tregoj këtë gjë zonjës. I kërkova dhe një takim asaj, për kafe dhe të kishte djalin aty. Ajo më thotë se do ia tregonte djalit të vërtetën në moshën 18-vjeçare. Unë nuk isha dakord”, tha Batin Duka.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb