Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi sot Tiranën, ku në rrethana të paqarta burri ka vrarë gruan dhe më pas është arratisur.
Ngjarja ndodhi në afërsi të SPAK-ut.
Nga të dhënat që raporton Xhensila Kodra për BalkanWeb mësohet se në krimi ndodhi në sy të nipit të mitur të çiftit të bashkëshortëve dhe dhëndrit të tyre.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në vendin e krimit. Sakaq, po punohet për arrestimin e autorit të dyshuar.
