Tregu në Azi sot është në rënie, ku euro përkohësisht ka kufizuar humbjen si rezultat i i votimit kundër ofertës së kreditorëve në referendumin të dielës në Greqi për ç’shkak ekziston rreziku që vendi të dalë nga eurozona dhe të jetë në falimentim.

Euro sot ka rënë në raport me dollarin. Një euro është 1.1038 dollarë dhe 135.20 jen, pas rënies së mbrëmshme kur euro ishte 1.0963 dollarë dhe 134.91 jen, shkrun “koha.net”.

Bursat evropiane të premten kanë përfunduar me rënie.

Ekspertët e bursave vlerësojnë se janë të mundshme ”plot pasoja të ndryshme dhe një periudhë e pasigurisë së sigurisë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: