TIRANE

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar pretendimet e kryeministrit, se fajin për dështimet dhe korrupsionin e kanë zyrtarët e vegjël dhe jo qeveria apo ai vetë. Bushati u shpreh se sistemin e mban në këmbë kryeministri Edi Rama dhe se drejtorat e burgjeve ndjekin atë si model.

“Ky është një show që i ka dalë boja. Nuk kanë qenë e keqja vetëm LSI apo Shpëtimi Idrizi. Këtë sistem e mban në këmbë Edi Rama. Në investigimin e Zërit të Amerikës, ish drejtori i burgjeve thotë: ‘po sikur nuk e di që kështu bëhen këto konkurse moj motër’.  Nuk ka denoncim më të madh se sa ky, kundër asaj që thotë Edi Rama.

Ç’do presësh nga një drejtor i vogël province apo një deputet, kur ai sheh modelin që është në qendër, kur sheh që Edi Rama thotë, këtë rrugë do e marrësh ti, këtë hidrocentral do e marrësh ti, këtë pallat ti.

Drejtorët e burgjeve, ndjekin të njëjtin model që ka Edi Rama, në shpërndarjen e parave publike”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb