Butrint Imeri po ashtu ka qenë një nga emrat më të komentuar gjatë kësaj jave.

Kjo pasi u tha se këngëtari shqiptar do të futej brenda Big Brother VIP Albania për ta befasuar Kiarën për ditëlindjen e 27-të.

Kjo shkaktoi reagime të shumta duke qenë se dyshja kanë shkëputur rrugët me njëri-tjetrin që një kohë të gjatë.

Screenshot 15 13
Screenshot 15 13

Në një postim të ndarë pak orë më parë, Butrinti reagoi rreth surprizës duke thënë se ndodhej në Francë.

Ai ka ngacmuar sërish fansat me një postim në InstaStory duke u thënë se befasinë do t’ua bëjë të shtunën.

Screenshot 5 39 1
Screenshot 5 39 1

“Ju kam premtuar. Shihemi të shtunën. Befasia që e keni kërkuar për një kohë të gjatë”, u shpreh ai.

Nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me ish-partneren e tij, Kiara Titon apo me ndonjë projekt të ri muzikor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: