Studiuesi Auron Tare, në një lidhje skype me emisionin “Kjo javë” në News24, është deklaruar në lidhje me parkun kombëtar të Butrintit.

Një nga pikat e prekura prej tij ishte fakti i menaxhimit të parkut, i cili sipas tij ishte i një niveli mesatar. Sipas tij asnjë studiues shqiptar nuk është pyetur mbi këtë temë.

Ai ka bërë me dije se është kërkuar që Butrinti të menaxhohej në mënyrë tradicionale, pasi sipas tij ai nuk është industri që t’i jepej personave të cilët kishin interesa, pasi është një park edukativ.

“Debati për Butrintin është një debat që shumë mirë që është hapur dhe duhet të bëhet në lidhje me trashëgiminë kulturore në përgjithësi në Shqipëri.

Nuk ka asnjë vlerë të madhe shifra që gjeneron Butrinti, pasi është i vetmi park kombëtar në Shqipëri që del me fitim.

Që në 2000 kemi krijuar një kuadër ligjor që Butrinti të vetëfinancohet. Ai i nxjerr vetë të ardhurat. A ka nevojë për një mirëmenaxhim? Sigurisht që po. Në katër vota që ka bordi për menaxhimin e Butrintit, vetëm një e ka ministrja. Në të gjithë botën funksionon që shumicën e votave në bord i ka shteti. Këtu janë katër persona të cilët kërkojnë të marrin Parkun Kombëtar më të mirë Shqipërisë.

Bordi i 2000 parashikon 4 ministri dhe edhe pushtetin lokal. Se thoshte dikush që nuk mund të vëmë kryetarin e bashkisë se mund të jetë budalla. Është njëri budalla por mund të jetë tjetri i mirë, Është i rëndësishëm institucioni jo personi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: