TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë ata që punojnë në arsim, shëndetësi e ushtri. Shefi i qeverisë thotë se do të ketë rritje pagash me buxhetin e vitit të ardhshëm, kur janë edhe zgjedhjet lokale.

Por Rama shkruan se do të ketë dhe një politikë të re sociale dhe se detajet do t’i japë nesër.

“Diskutime të frytshme për buxhetin 2019?Ulje taksash. Rritje pagash në arsim, shëndetësi, ushtri. Dhe një risi shumë domethënëse: Një politikë e re sociale që as mendohej dot pa ndërmarrë reformat e dhimbshme shtetbërëse. Më shumë për këtë nesër në 10.30 fb/twitter/insta live?”, shkruan kryeministri

Rama Tw
Rama Tw

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb