Deputeti i PS-së Erion Braçe, në fjalën e tij në parlament, duke folur për buxhetin e 2024, deklaroi se qeveria e drejtuar nga Edi Rama po ndërton Portin e Durrësit me para publike.

Braçe theksoi se Porti i Durrësit do të bëhet me shërbime moderne, duke konkurruar edhe portet në rajon.

“Po ndërtojmë një shtet publik shtetëror, që ofron shërbime që konkurron portet e rajonit. Po ndërtojmë një port me para publike. Rritja ekonomike më 2023 ishte i mirë. Borxhi publik ka rënë në nivelin e 59 përqind. Skema e pensioneve ka njohur përmirësim të vazhdueshëm gjithashtu.

Papunësia është vetëm 10.7 përqind, megjithëse tregu kërkon më tepër punëtorë. Ne ndërmorëm edhe reformën e pagave. Sektori i ndërtimit vetëm rritet e prodhon të ardhura. Duhet të bëjmë reformë pensionesh”, u shpreh Braçe.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: