Deputeti i PS-së, Erion Braçe nuk është kursyer ndaj opozitës, ndërsa theksoi se ata po e çojnë dëm kohën në Kuvend.

Ai tha se çdo të enjte është i njëjti skenar, ndërsa shtoi se sa mbaron cikli, nisin dhe argëtohen me njëri-tjetrin.

“Kemi 35 minuta që kemi nisur seancën ligjërisht të gjithë ata që na morën 1 orë e 5 minuta kohë në fillimin të seancës me përjashtim të drejtuesit të tyre, dhe zotit Sula e Dogjani që janë gjithmonë këtu. Çdo gjë që ndodh në këtë sallë prej javësh, në këtë orë dhe çdo ditë të enjte, i çon kohën dëm Kuvendit dhe i shkatërron nervat të gjithë atyre që kanë marrë mundimin të ndjekin Parlamentit është gjë e kotë dhe duhet të ndërpritet. Sa mbaron cikli i 1 orë e 5 minuta, nisin qeshin me njëri-tjetrin, argëtohen, por asnjëri prej tyre nuk është ulur në Kuvend.

Ne vijmë në Kuvend në bazë të një rendi dite, regjistrojmë emrat për të folur. Ajo ora e parë, është ora e fundit e punës së Kuvendit. Të gjithë ata që duan ta marrin fjalën të zhvendosen në fund të seancës, por s’kanë pse luajnë me nervat e të tjerëve dhe s’kanë pse i mohojnë të drejtën e fjalëve atyre që janë regjistruar”, tha socialisti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb