Deputeti i PS-së Erion Braçe, në fjalën e tij në parlament, ka komentuar deklaratat e ish-presidentit Ilir Meta ndaj SPAK.

Braçe theksoi se vetëm politikanët mafiozë dhe organizata si Cosa Nostra mund ta sulmojnë drejtësinë.

“Unë nuk mendoj që një institucion dështon një herë, dy herë duhet të shkrihet. Duhet të jetë primar, parlamenti duhet t’i shkojë deri në fund kësaj gjëje, duhet të ndalem se po shikoj shumë heshtje, ditëve të fundit ka tension shumë të madh mes politikës dhe institucioneve të drejtësisë. Institucionet e drejtësisë së re, nuk e kuptoj, reforma e drejtësisë ka këtë qëllim, politikanët në rolin e tyre dhe organet e drejtësisë në rolin e tyre. Politikanët nuk kanë asgjë më shumë se sa qytetarët në këtë aspekt, të hetojnë të ngrenë akuzë në mënyrë të barabartë, pse ka kaq mllef përkundrejt këtyre institucionve dhe lincim, ditët e fundit lincimi ka hyrë në eter. Ka shkaktuar një tronditje të thellë në opinionin publik. Duhet të bëjmë hapa pas të gjithë bashkë të kuptojmë rolin tonë, nuk kemi asgjë më shumë në raport me drejtësinë i cili duhet të jetë i barabartë para ligjit”, u shpreh Braçe.

(Balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: