C.Ronaldo është një emër i madh i futbollit evropian, një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim, pavarësisht moshës së tij. CR7 mbetet i preferuar edhe në tregun e transferimeve, ku në çdo sesion të merkatos emri i tij lidhet me shumë klube. E ardhmja e yllit portugez është ende e pa qartë pasi nga Anglia vijnë lajme të ndryshme. Mes tij dhe Ten Hag me sa duket ka një krisje ende pa filluar holandezi aventurën në “Old Traford’, për këtë arsye në ishull flasin për një largim të mundshëm gjatë kësaj merkatoje vere.

119437770 Cristiano Ronaldo Fc Bayern Muenchen Rptolgkguef
119437770 Cristiano Ronaldo Fc Bayern Muenchen Rptolgkguef

Ditët e fundit në rrjet ka qarkulluar një lajm i bujshëm në lidhje me një kalim të mundshëm në Munih, fundja Bayern është një klub që përmbush të gjithë kërkesat e tij. Tifozët nisën të ëndërrojnë por i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i drejtorit sportiv të Bayern, Hasan Salihamidzic:

“Cristiano Ronaldo është një top player me një karrierë fantastike. Gjithsesi, historitë rreth një transferimi në Munih nuk janë të vërteta”, u shpreh Salihamidzic.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb