TIRANE

Analisti politik nga Kosova, Faik Krasniqi ka reaguar pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Gent Cakajn si ministër të jashtëm si dhe debatit të krijuar.

Baton Haxhiu i dërguar letër presidentit Meta, duke e quajtur vendimin e tij akt të padenjë dhe anti historik, ndërsa analisti thotë se Baton Haxhiu është këlyshi i Jovica Stanishic, ish kreun e Shërbimit Sekret serb.

Reagimi i plotë:

Asgje e mire nuk vjen nga Baton Haxhiu, kelyshi i Stanishiqit. Por ti s’ke faj qe je bere nje nder njerezit me te rendesishem ne Kosove e Shqiperi, kane faj ata qe te ngriten ne piedestal, duke filluar nga shoku yt Hashim Thaci. Nje gje s’mund ta kuptoje.

Njerezit qe e udhehoqen luften dhe thirren ne emer te saj, t’i bejne kaq te rendesishem kelyshqit e UDB-se. E palogjikshme, apo jo? Edi Rama, mos bej spektakel me kalamaj si Gent Cakaj, e aq me pak nje nxenes te Baton Haxhiut. Nese te ka ngele aq shume merak qe ate post t’ja japesh nje shqiptari te Kosoves, ke sa te duash qe e kane ate pervoje!

Auto Unnamed 141547131376 (1)
Auto Unnamed 141547131376 (1)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb