Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj deklaroi në emisionin “Real Story” në “News 24” se si ministër i Republikës së Shqipërisë dhe si qytetar i Kosovës nuk i vjen aspak mirë që BE ende nuk ka firmosur për liberalizim vizash me Kosovën.

Cakaj tha se fatkeqësisht 2 milionë persona në zemër të Europës nuk lëvizin të lirë sot në hapësirën e Bashkimit Europian.


Gent Cakaj: Çfarë duhet ne që të bëjmë? Ne duhet të kursehemi nga veprimet e pamatura. Ne jemi në institucione për të plotësuar interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në mënyrë afat-gjatë. Ajo që i kemi ofruar Holandës ka qenë bashkëpunimi.


Përkundër veprimeve të Holandës, ne kemi pasur qasje në shërbim të të vërtetave dhe për të ndryshuar perceptimin e Shqipërisë në BE. Kjo sepse edhe në vite të tjera do kemi nevojë për dritën jeshile të shteteve të Bashkimit Europian. Kosova për shembull ka plotësuar 95 kushte për liberalizuar viza dhe sërish shqiptarët e Kosovës kanë mbetur të izoluar.


(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb