LONDER-David Cameron dhe Barack Obama janë aq të afërt me njëri-tjetrin saqë presidenti amerikan e thërret atë “vëlla” (“bro”), ka bërë me dije kryeministri britanik.
“Presidenti ka thënë se kjo marrëdhënie e veçantë është më e fuqishme se çdoherë, privatisht dhe në
publik, dhe unë pajtohem”, ka thënë Cameron për “Mail on Sunday”.
Sipas fjalorit urban (Urban Dictionary), fraza “Bro” (vlla), shkurtesë për “brother” (vëlla), përdoret për t’iu referuar amerikanëve të bardhë adoleshentë, e më së shpeshti përdoret nga studentët e
kolegjeve pjesë e grupeve vëllazërore, që imitojnë kulturën e repit të zi.
Megjithatë, Obama këtë term e ka përdorur thjeshtë për të nënkuptuar se raporti i tyre është i afërt dhe familjar si i një vëllai me vëllain.
Ndonëse vijnë nga kampe të ndryshme politike, Cameron dhe Obama gjithmonë janë paraqitur të afërt në publik në shoqërinë e njëri-tjetrit, krejt e kundërta e asaj që ndodhte mes Obamas dhe Gordon Brown, kur ky i fundit ishte kryeministër i Britanisë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: