Merr fund “tenelovela” Lorik Cana. Kapiteni i përfaqësues shqiptare ka zgjedhur Francën për të vazhduar karrierën e tij futbollistike. Cana ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me skuadrën e Nantes, duke u rikthyer në Lige1 pas 13 vitesh. Në një intervistë për “Sport News”, Cana ka rrëfyer arsyet e këtij transferimi, në një kohë që kishte ende një vit kontratë me skuadrën e Lacios:

“Jam i kënaqur për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Është folur dhe për skuadra të tjera, por në fund zgjodha Nantën, sepse dhe drejtuesit e këtij ekipi e dëshironin shumë një marrëveshje të tillë. Jam i lumtur që do të rikthehem të luaj në Francë, aty ku kam hedhur hapat e para të mia si profesionist, madje edhe pata kulmin si futbollist.”

Në fakt, zgjedhja e FC Nantes u kushtëzua disi dhe nga pengesat e krijuara nga klubi i Lacios. Për fat, gjithçka u mbyll para grumbullimit të kombëtares dhe tashmë mund të stërvitem qetësisht me përfaqësuesen për t’i përgatitur sa më mirë këto sfida”, u shpreh Cana.
(e.shkambi/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb