TIRANE- Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, deklaroi të shtunën se gjatë këtij muaji presim një ritëm të lartë të punimeve në projektet me investime nga buxheti i shtetit.

Por, u shpreh ministri Cani, nëse nuk arrihet të realizohen investimet e planifikuara, fondet mund t’i realokojmë.

Deklarata e ministrit Cani u bë gjatë konferencës “International Economy & Business Doctoral Students Conference”, e cila u zhvillua në mjediset e Fakultetit Ekonomik, të Universitetit të Tiranës. Qeveria rialokoi disa fonde në muajin shtator, por ritmi i ngadaltë i punimeve mund ta detyrojë atë të rishikojë sërish buxhetin.

Mosrealizimi I investimeve publike, kryesisht atyre me financim të brendshëm, do të jetë dhe objekt i ndryshimeve. Referuar statistikave të Ministrisë së Financave, investimet e me financim të brendshëm për periudhën 11-mujore janë realizuar vetëm 57 % e planit vjetor. Investimet publike për vitin 2014 planifikon në masën 66 miliardë lekëve, nga të cilat 36.1 miliarde me financim të brendshëm.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: