TIRANE – Aksioni kundër informalitetit ka qenë në qendër të diskutimit të sotëm në Komisionin e Ekonomisë, ku ishte i pranishëm edhe Ministri i Financave, Shkëlqim Cani. Kryefinancieri theksoi se nga data 1 shtator janë regjistruar 12 mijë biznese.

Sipas ministrit Cani, rreth 1/3 e bizneseve në Shqipëri kanë punonjës të pasiguruar. Vetëm në periudhën 7-18 shtator, janë konstatuar punonjës të padeklaruar në 574 raste.

“Synojnë rregullim të marrëdhënieve me biznesin. Ndërhyrjet në ligj të balancuara si në kërkesë dhe detyrim. Ndërhyrje në ligj edhe për të penguar bizneset për evazion.”- deklaroi Cani.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: