BRITANI E MADHE – Cara Delevinge heq dorë nga bota e modës në moshën 23-vjecare. “Kam arritur deri aty sa të urrej trupin tim dhe të refuzojë veten. Kur je një modele të thonë që duhet të pozosh në mënyrë joshëse dhe seksi edhe kur në një moshë tepër të re, Kjo gjë është tepër e shëmtuar”. Kjo ka qenë deklaratë tronditëse e Cara Delevinge, për “The Times” cila heq dorë nga pasarelat vetëm 23 vjeçe. Modelja, e cila edhe pse në moshë tepër të re ka arritur suksese të jashtëzakonshme në fushën e modës.
Ajo ka treguar po për këtë revistë se është ndier mjaft në presion nga profesioni i saj dhe për këtë arsye ka hequr dorë.
“Na detyrojmë të nisim karrierën në moshë tepër të re pastaj nuk ka lënë të refuzojmë asgjë as fotot seksi. Në moshën 15-vjeçare kam vuajtur nga depresioni, në këtë periudhë nëna ime pinte heroinë, gjë që e kam përjetuar shumë keq. Duke qenë e famshme jeta ime e atëhershme s’mund të ishe private, gjithçka u përhap nëpër media. Kjo ka qenë një nga periudhat më të vështira për mua dhe e kam përjetuar shumë keq”-vazhdon bukuroshja. Gjithsesi 23-vjecarja britanike arriti ta kalonte dhe të ngjisë shkallët e karrierës së saj.Por edhe pse ka hequr dorë nga moda, këtë vit, e Cara Delevinge do ta shohim në disa filma, në njërin prej të cilëve do të luajë në krah të Will Smith. (er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb