Pas vendimit të grupeve Parlamentare të Koalicionit Qeverisës CDU-CSU dhe SPD në Bundestagun Gjerman të cilat votuan sot rezolutën që t’i rekomandohet qeverisë federale hapja e negociatave me kushte për Shqipërinë, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë ndan me ndjekësit lajmin e mirë, ndërsa falënderon publikisht edhe kancelaren Angela Merkel. Mes të tjerash Rama ka dhe një mesazh për ata që votuan kundër, ndërsa shton se;  ‘do t’i bindim në çdo hap me fakte’.

“LAJM I MIRE!

Faleminderit të gjithë deputetët e CDU/CSU që më në fund VOTUAN PRO HAPJES SË NEGOCIATAVE?Ata qē votuan KUNDËR do t’i bindim në çdo hap me FAKTE se SHQIPËRIA E MERITON hapjen e negociatave?

FALEMINDERIT ANGELA për mbështetjen e pakursyer për SHQIPËRINË?????”.”, shkruan Rama.

Kujtojmë se krahas 9 kushteve kryesore, vendit tonë në rezolutën e votuar sot në parlamentin gjerman i vendosen edhe disa nënkushte të tjera. Në krye të shqetësimit të Bundestagut gjerman është kriza politike në Shqipëri, e cila në rezolutë, konsiderohet e rëndë, ndaj edhe apelohen palët të nisin sa më shpejt dialogun për ta kapërcyer atë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: