Pjesëmarrje masive e qytetarëve në protestën e 55 kundër kryeministrit Edi Rama.
Fjala e mbajtur e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e sotme të zgjeruar të grupit parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar, ka shtuar edhe më shumë revoltën.
Qytetarët u shprehën të qartë se nuk mund t’i jepet “Besa” një njeriu që e ka shkelur atë.
“Nuk ka besë me Ramën”, ka qenë ky mesazhi i qartë i qytetarëve ndërsa kanë theksuar se kërkesa për dorëheqjen e tij është e panegociueshme.
