I intervistuar nga e përditshmja sllovene “Ekipa”, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka larguar zërat rreth mundësisë që Liverpulit të mos i jepet titulli kampion i Premier Leagues për shkak të anulimit të sezonit prej koronavirusit.

“Nuk shoh sesi mund ta lëmë Liverpulin pa titull. Nëse do rikthehet kampionati, është thuajse e sigurt që e ka fituar. Nëse nuk do luhej, do të ishte e udhës që të shpallen kampionët e ligave kombëtare. Dhe, edhe për këtë rast, nuk shoh ndonjë opsion se mund ta marrë ndonjë skuadër tjetër veç Liverpulit. E kuptoj që tifozët e “Reds”-ave do të jenë të zhgënjyer në rast se do të shpalleshin kampionë me një stadium bosh,” ishin fjalët e tij.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb