VLORE- Është zhvilluar pasditen e sotme në ambientet e Pallatit të Kulturës “Arbëria”, ceremonia e çeljes së Konsullatës Austriake të Nderit në Vlorë. Gjatë këtij aktiviteti, Arben Malaj është emëruar Konsull Nderi i Republikës së Austrisë për zonën e jugut të Shqipërisë.
foto nga vlora 2
Përmes Konsullatës Austriake të Nderit në Vlorë, Republika e Austrisë dhe Republika e Shqipërisë synojnë që të intensifikojnë bashkëpunimin dypalësh, i cili ka filluar prej më tepër se dy shekuj më herët.
foto nga vlora 4
“Kjo konsullatë do të shërbejë si një urë lidhëse për t’i afruar më shumë vendet tona, popujt tanë dhe kulturat tona. Konsullata jo vetëm që do t’i shërbejë numrit gjithnjë e më të madh të turistëve austriakë që vijnë në bregdetin e bukur Jonian dhe bizneseve austriake të interesuara për këtë pjesë të Shqipërisë, por gjithashtu do t’i ofrojë qytetarëve shqiptarë në jugut të Shqipërisë në bashkëpunim me Ambasadën Austriake në Tiranë aktivitete të ndryshme kulturore”, thuhet në njoftim.
foto nga vlora 3
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb