Me anë të një reagimi në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i ka bërë thirrje sërish komisionerëve të KZAZ-ve anembanë vendit.

Ai thotë se nuk ka asnjë justifikim ndërprja e procesit për shkak të mungesës së numëruesve.

Ai saktëson se numëruesit dhe komisionerët e lodhur, duhet të zëvendësohen menjëherë.

Gjithashtu, Celibashi i rikujton subjekteve politike që të mbajnë premtimin publik për të garantuar numërim dhe vlerësim të pandërprerë të votave.

Postimi i Celibashit:

2/2 Nuk ka asnjë justifikim ndërprerja e procesit për shkak të mungesës së numëruesve. Numëruesit dhe/ose komisionerët e lodhur duhet të zëvendësohen menjëherë.
Quote Tëeet
1/2 Partitë politike që kanë numërues, duhet ti përmbahen premtimit publik për të garantuar numërimin dhe vlerësimin e pandërprerë të votave. #zgjedhjetshqiperi2021 #25prill2021 #kqz

1/2 Partitë politike që kanë numërues, duhet ti përmbahen premtimit publik për të garantuar numërimin dhe vlerësimin e pandërprerë të votave.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb