SPAK nisi dje hetimet ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Ceno Klosi, i cili po hetohet për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BlakanWeb se që nga korriku 2023 Klosi dhe vartësit e tij janë vëzhguar dhe përgjuar nga Prokuroria e Posaçme.

Vartësve të tij i janë sekuestruar edhe aparatet celularë, ndërkohë që ende nuk dihet nëse është sekuestruar edhe telefoni i kreut të Tatimeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: