Pas mbylljeve me sukses të provimeve të maturës shtetërore, maturantët e gjimnazit “Qemal Stafa” përjetuan emocionin e diplomimit duke shënuar edhe fundin e ciklit parauniversitar.
Në një ceremoni të organizuar në amfiteatrin e liqenit artificial, në prani te stafit mesimor, prindërve dhe të ftuarve të tjere rreth 387 maturante te gjimnazit “Qemal Stafa”, morën në duar diplomën e shkollës së mesme, duke shënuar një hap të rëndësishëm në jetën e tyre, ndjekjes së Universitetit.
Gjatë ceremonisë, për maturantët ekselentë dhe fitues të olimpiadave kombëtare u shpërndanë çmime dhe certifikata te veçanta nga drejtoria e shkollës.
Për Drejtoreshën e gjimnazit Klotilda Jaupi ky vit shkollor që përkon edhe me 100 vjetorin e shkollës, ka qene sfidues, por sakrificat e nxënësve dhe mësuesve u shpërblyen me rezultatet e maturës shteterore.
Midis të ftuarve të pranishëm në ceremoninë e diplomimit ishin edhe përfaqësues të universiteteve në vend, mes të cilëve edhe zëvendës-rektorja e Universitetit “Luarasi” Anni Dasho, e cila prezantoi fituesit e bursave dhe një mundësi të re për maturantët, përmes një oferte të veçantë që universiteti “Luarasi” ofron në bashkëpunim me London School of Economics (LSE), duke zgjeruar perspektivat për arsimim me standarde ndërkombëtare dhe përgatitje të avancuar akademike.
