Universiteti “Luarasi” ka zhvilluar ceremoninë e diplomimit, ku studentët kanë përmbyllur një etapë të rëndësishme të formimit të tyre akademik dhe janë bërë gati për të nisur rrugëtimin profesional.
Në fjalën e saj, zëvendësrektorja e Universitetit “Luarasi” dhe dekania e Fakultetit të Teknologjisë dhe Informacionit, Anni Dasho, theksoi se formimi universitar nuk duhet të kufizohet vetëm te përmbushja e një programi studimi, por duhet t’u japë të rinjve mundësinë të përballen me standarde të larta akademike dhe me kërkesat e tregut të punës, brenda dhe jashtë vendit.
Dasho u ndal veçanërisht te bashkëpunimi me London School of Economics and Political Science (LSE), duke e cilësuar atë një nga pikat e forta të universitetit. Sipas saj, prania e programeve me standarde ndërkombëtare në Shqipëri krijon mundësi që të rinjtë të mos detyrohen të zgjedhin mes qëndrimit në vend dhe një arsimimi cilësor ndërkombëtar.
Ajo vlerësoi gjithashtu mbështetjen për studentët ekselentë përmes bursave, duke theksuar se ato nuk kanë vetëm rëndësi financiare, por krijojnë mundësi mbi bazën e meritës dhe nxisin studentët të kërkojnë më shumë nga vetja.
Dasho falënderoi në mënyrë të veçantë Irfan Hysenbelliu, presidentin e Hysenbelliu Group, për mbështetjen ndaj tre programeve të LSE-së dhe veçanërisht studentëve të programit Data Science dhe Business Analytics, të cilët, sipas saj, përfitojnë bursa 100% për rezultate të shkëlqyera.
Një falënderim i veçantë iu drejtua edhe prindërve dhe familjarëve, për mbështetjen, durimin dhe sakrificat e tyre përgjatë viteve të studimit.
Duke iu drejtuar studentëve të diplomuar, Dasho u shpreh se diploma është vetëm përmbyllja e një pjese të rrugëtimit, ndërsa vlera e saj do të përcaktohet nga ajo që ata do të arrijnë në të ardhmen.
Fjala zonjës Anni Dasho:
Për ne është kënaqësi e veçantë që jemi sot së bashku në një ceremoni që për Universitetin Luarasi ka një kuptim të veçantë. Është momenti kur shohim rezultatin e një pune disavçare, por dhe momenti kur studentët tanë largohen nga auditorët për të provuar dijen dhe aftësinë e tyre në jetën profesionale.
Për Universitetin “Luarasi” formimi universitar nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë thjesht përmbushja e një programi studimi, qoftë ai i nivelit baçelor, masor apo së fundmi dhe studimet e doktoraturës. Kemi kërkuar që studenti të ketë kontakt me standarte më të larta akademike, me zhvillimin e kohës dhe me një mjedis që përgatit të konkurojë denjësisht jo vetëm brenda vendit, por dhe jashtë saj.
Në këtë drejtim angazhimi ynë siç e përmendi dhe presidentja e Universitetit Luarasi dhe ideatorja, liderja dhe ajo që menaxhon gjithë procesin ka qenë bashkëpunimi ynë me Universitetin Luarasi, me Universitetin e Londrës ndjes nën drejtimin akademik të London School of Economics dhe Political Science i cili përbën një hap shumë të rëndësishëm për ne.
Prania e këtyre programeve në Luaras rrit standardin, por njëkohësisht rrit dhe përgjegjësinë tonë si institucion. Ne duam që çdo i ri shqiptar të mos jetë i detyruar të zgjedhë mes qëndrimit në vendin e tij dhe një arsimimi me standart ndërkombëtar. Mundësia për t’i sjellë këto standarde këtu është pikërisht ajo që kemi synuar dhe synojmë vazhdimisht.
Në këtë përpjekje gjej rastin të falenderoj zotin Irfan Hysen Belliu, presidenti i Hysembelliu Grup i cili posaçërisht ka kushtuar një vëmendje të veçantë për tre programet e London Schools of Economics, duke mbështetur të gjithë studentët, sidomos ata të programit më të vështirë Data Science dhe Business Analytics me burs 100% për rezultate të shkëlqyera.
Bursat kanë një rëndësi që shkon përtej vlerës së tyre financiare. Ato krijojnë mundësi mbi bazën e meritës dhe u japin studentëve të mirë hapësirën për të kërkuar më shumë nga vetja e tyre.
Besoj se ky është një investim që i shërben jo vetëm Universitetit Luarasi, por arsimit dhe shoqërisë në tërësi. Dua të falenderoj të gjithë kolegët e mi, profesorët dhe të gjithë stafin akademik. Të gjithë e dimë që puna e një pedagogu nuk përfundon në orën e mësimit, , një pjesë e shaj shihet më vonë në mënyrën se si ishstudentët tanë punojnë, mendojnë, marrin vendime dhe mbajnë përgjegjësi atje ku ata do të kontribuojnë në momentet që punësohen.
Dhe sigurisht një urim i veçantë ju takon të gjithë juve prindërve dhe familjarëve të cilët janë pranë studentëve tanë që janë sot këtu me ne për të festuar së bashku. Në arritje e secilit prej këtyre studentëve ka shumë rëndësi mbështetja e prindërve dhe familjarëve të tyre. Është një mbështetje, durim dhe sakrificë e gjithanshme. Të dashur studentë, ju kemi të përveçëm dhe kemi udhëtuar së bashku në shumë vite.
Sot ju dorëzojmë diplomën me kënaqësi se kemi bërë një pjesë të rrugës së bashku.
Nga nesër ajo që t’i japë vlerë kësaj diplome dhe do të jetë ajo që do të jeni dhe ndheni krenar që e keni marrë këtë diplomë.
Punoni mirë, kërkoni shumë nga vetja. Mos e humbni dëshirën për të mësuar dhe kudo që të shkoni bëni që ne që të kemi arsye dhe të themi me krenari keni qenë studentë të Universitetit Luarasi. Urime për diplomimin dhe ju urojmë shumë suksese dhe mbarësi pafund.
