Gazetari Igli Çelemta i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli në lidhje me çështjen ‘Beleri’ dhe shtyrjen e seancës gjyqësore.

Çelmeta rrëfeu bisedën me dëshmitarin e arratisur, Avdyl Rama. ‘Nëse familjes sime i ndodh gjë, fajtor është banda e Belerit’, ka deklaruar Avdyl Rama sipas gazetarit Çelemeta.

“Gjyqi ndaj kreybashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, u shty për shkak se mungonte një dëshmitar. Seancat do të mbahen më 4 dhe 5 dhjetor.

Unë kam komunikuar me dëshmitarin, Avdyl Ramaj. Ai më ka deklaruar se është i shantazhuar, i kërcënuar dhe se duhet te heqë dorë nga çështja. Pas dëshmisë në SPAK është larguar nga territori i Shqipërisë, ndërsa babai i tij ka kërkuar urdhër mbrojtje. Madje ai ka deklaruar se babai është kërcënuar.

Unë e kam çuar rastin te autoritetet përkatëse, por nuk ma kanë konfirmuar. Gjatë kontaktit me Avdyl Ramën, më ka bërë përshtypje një fjali. Më konkretisht ka thënë se ‘nëse i ndodh diçka babait tim, përgjegjës është banda e Belerit’”, u shpreh gazetari Igli Çelmeta.

Kujtojmë se dëshmitari Abdyl Rama, vëllai i bashkëpunëtorit të drejtësisë Arsen Rama që fundosi Fredi Belerin me akuzën për blerjen e votave nuk është gjetur nga policia e shtetit duke u bërë shkak për shtyrjen e seancës së radhës në gjykatën e posaçme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb