Angel Di Maria nuk ka vendosur ende për të ardhmen. Argjentinasi do të lërë përfundimisht PSG, por akoma nuk dihet destinacioni i ri.Juventus është në pritje të një përgjigje, e cila sipas Gazzetta dello Sport, duhet të vijë deri nesër, në të kundërt “Zonja e Vjetër” do tentojë objektiva të reja. Mesfushori është në dijeni të presionit të kohës dhe nga momenti në moment pritet një konkluzion përfundimtar.

6y6
6y6

Te klubi në Torino ka optimizëm, edhe pse sa më shumë koha kalon, aq më shumë vështirësohet situata. Afrimi i një futbollisti si Di Maria do pasuronte organikën e Juventusit, skuadër e cila dëshiron që të jetë protagoniste në sezonin e ri.

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: